Reshjet intensive të shiut dhe moti i keq kanë shkaktuar probleme të mëdha në qytetin e Fierit.

Përveç përmbytjeve, si pasojë e situatës së rënduar, është ndërprerë edhe furnizimi me ujë të pijshëm. Kjo ka ardhur si pasojë e prurjeve të shtuara të lumit Vjosë dhe rritjes së nivelit të ujërave nëntokësore, si shkak i presioneve të krijuara. Disa nga puset që furnizojnë Njësinë Administrative Fier, janë prekur nga situata e krijuar. Autoritetet kanë njoftuar se do të ketë kufizime në furnizimin me ujë, nga ora 16:00 deri në një njoftim të dytë.

Njoftimi nga autoritetet:

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier njofton se si pasojë e prurjeve të shtuara të lumit Vjosë dhe rritjes së nivelit të ujërave nëntokësore si shkak i presioneve të krijuara, disa nga puset që furnizojnë Njësinë Administrative Fier janë prekur nga situata e krijuar.

Për këtë arsye do të ketë kufizime në furnizimin me ujë, nga ora 16:00 deri në një njoftim të dytë. Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës.