Vijon operacioni për izolimin e zjarrit në fshatin Drenije të Patosit, Fier, ku flakët janë zgjeruar gjatë natës në thellësi të masivit pyjor, në drejtim të Gjinoqares dhe Ngracies.

Në terren janë angazhuar 3 mjete zjarrfikëse, 1 autobot uji, 20 efektivë të MZSH-së, 15 forca të bashkisë dhe 30 trupa të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, nga reparti i Poshnjes. Sipas informacioneve nga terreni, gjatë natës zjarri është përhapur me intensitet në thellësi të zonës pyjore, ndërsa ndërhyrja po zhvillohet në kushte të vështira. Perimetri i gjerë i vatrës, terreni i vështirë dhe intensiteti i flakëve po e komplikojnë punën e forcave për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Forcat në terren vijojnë operacionin me fokus në frenimin e përhapjes së flakëve dhe izolimin e plotë të vatrës.