Dhjetëra forca zjarrfikëse vijojnë të përballen me flakët në Drenovë, ku situata vijon të mbetet kritike.
Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri, flakët nuk po vihen në kontroll, teksa intensiteti i erës ka favorizuar përhapjen e flakëve në një sipërfaqe shumë të gjerë duke dalë tërësisht jashtë kontrollit.
Shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës, Fierit, Patosit, forcat bashkiake dhe efektivët e ushtrisë po punojnë për të mbajtur nën kontroll flakët në mënyrë që të mos avancojë drejt zonës së banuar.



