Situata me zjarret vijon të jetë problematike, ndërsa flakët po dalin jashtë kontrollit në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, në zonën e Qafë Helmesit. Flakët janë favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta, gjë e cila ka bërë të mundur daljen e tyre jashtë kontrollit.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e tyre dhe neutralizimin e situatës. Terreni i vështirë malor po bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse dhe afrimin e mjeteve pranë vatrës së zjarrit.