Në një takim elektoral në Pogradec, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi kandidatët e koalicionit “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe lëshoi një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Edi Rama për një përballje publike.

“Unë vetëm dhe ti rreshtoi suflerët pas shpine”, deklaroi Berisha, duke akuzuar Ramën se nuk guxon të dalë në debat pasi, sipas tij, “ka vjedhur dhe vetëm ka vjedhur”.

Në fjalën e tij, Berisha prezantoi premtimet kryesore të programit elektoral të PD-së, duke theksuar dyfishimin e buxhetit për arsimin, bujqësinë dhe shëndetësinë, vendosjen e një minimumi jetik, si dhe rritjen e pagës minimale në 500 euro.

Ai argumentoi se këto masa do të realizohen duke rikthyer tek qytetarët taksat e mbledhura, të cilat aktualisht, sipas tij, “vidhen nga qeveria”. Berisha solli në vëmendje krahasime me Malin e Zi dhe Rumaninë, duke theksuar se pensionistët dhe punëtorët shqiptarë janë lënë pas në standarde jetese për shkak të keqmenaxhimit dhe korrupsionit qeveritar.

Në fund të fjalës së tij, Berisha përsëriti ftesën ndaj Ramës për një debat të hapur para qytetarëve, duke theksuar se është gati të përballet vetëm, ndërsa Rama të marrë me vete të gjithë mbështetësit dhe suflerët.

Unë vetëm dhe ti rreshtoi suflerët pas shpine”, tha kryedemokrati, teksa shtoi “Por nuk del dot (Rama), nuk ja mban. Sepse ka vjedhur, ka vjedhur dhe vetëm ka vjedhur“.

Miq, secili nga ju që më dëgjon sot, se do të dyfishojmë buxhetin për arsimin, bujqësinë, shëndetësinë, se do vendosim minimumin jetik, se do vendosim rrogën minimale 500 euro, me të drejtë pyet, nga dalin, ku i marrim këto para? Të dashur miq, këto para që të gjitha janë taksat tuaja. Janë tuajat dhe taksat tuaja. Nuk bëjmë asgjë tjetër, vetëm ua kthejmë ato ju.

Pra programi ynë bazohet në rikthimin e parave tek qytetarët shqiptarë. Ju lutem, vetëm një moment.

Janarin që kaloi Edi Rama erdhi në parlament, duke rrahur gjoksin me një buxhet 8 miliardë euro. Qindarkë për qindarkë, ai është i përbërë nga taksat tuaja. Taksat e biznesve, taksat që secili prej jush paguan në çdo kafshatë ushqim, ilaç dhe çdo gjë që blen. Çfarë bëri? 16 milionë euro ndau për 760 mijë shqiptarë në pension. A ka qëndrim më cinik se ky, a ka qëndrim më të pashpirt se ky, dhe kur i thamë ne, të vendosim minimumin jetik, kjo tha do të thotë në greminë.

Qytetarë të mençur, qytetar të mençur, do më falni, ju lutem: detyrimi për ti kthyer qytetarëve paratë është detyrim, kushtetues, ligjor dhe moral. Në vitin 2013, pensionisti në Mal të zi, merret 138 mijë lek pension mesatar. Në Shqipëri merrte 143 mijë lek. Sot pensionisti i Malit të zi, merr 450 mijë lek pensionin mesatar. Shqiptari merr 172 mijë lek.

Pse ndodhi kjo, si ndodhi? Qeveria e Malit të Zi, u ktheu paratë e taksave qytetarëve. Qeveria e Shqipërisë vodhi paratë që duhej tu kthente qytetarëve. Në vitin 2013, rroga minimale në Shqipëri, sipas statistikave zyrtare ishte 220 mijë lekë, ose 220 euro.

Rroga minimale në Rumani ishte 830 lej, apo 164 euro. Sot rroga minimale në Rumani është 3300 lej, është 2.2 herë se në Shqipëri. Po pse? Sepse qeveria e Rumanisë u kthen paratë qytetarëve, kurse qeveria e Shqipërisë vjedh paratë e qytetarëve.”, tha Berisha.

Miq! Unë e kam ftuar Edi Ramën të vijë këtu dhe prap e ftoj, të dalim ballë për ballë. Ai të marrë suflerë unë vetëm tek. Ai le ti rreshtojë suflerët mbrapa, unë vetëm. Të dalim tu themi shqiptarëve njëherë, pogradecarëve; po si ndodhi që malazezi e trefishoi pensionin, kurse shqiptari mbeti nga 143 mijë shkoi në 172 mijë.

Por është edhe më keq, është shumë më keq akoma. Se çmimet në Shqipëri u rritën 250%. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që pensionisti në Pogradec, në Tiranë për të blerë aq sa blinte në vitin 2013 me 143 mijë lekë, duhet të shpenzojë sot 390 mijë lek.

Urdhëro zoti Rama, urdhëro hajde këtu, me statistika të institutit tënd, të faktojmë, të faktojmë se kush i çove paratë e shqiptarëve.

Por nuk del dot, nuk ja mban. Sepse ka vjedhur, ka vjedhur dhe vetëm ka vjedhur.”, tha ai.