Detaje tronditëse janë zbardhur lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt. Disa incizime të publikuara së fundmi nxjerrin në pah detaje me ngjarjet që i paraprinë vrasjes së Arlinda Zekajt. 

Sipas bisedës së publikuar, disa ditë para vrasjes, Arlinda Zekaj kishte shkuar në polici për të kërkuar zbatimin e vendimit për urdhërmbrojtje ndaj ish-bashkëshortit të saj. Për këtë, ajo kishte biseduar me zyrtarin policor Faruk Muçolli. Por, ky i fundit, i kishte thënë se nuk ishte i detyruar të merrej me të.

Pjesë nga biseda:

Oficeri Faruk Muqolli: Nuk jam i obliguar të merrem me ty.

Arlinda Zekaj: E kush është i obliguar atëherë?

Oficeri: Në momentin që ti konstaton se ne nuk jemi në rregull, mundesh të paraqesësh një ankesë. Ne jemi lodhur. Unë e konsideroj se jemi në rregull.

Arlinda Zekaj: Djali më intereson mua.

Oficeri: Ne e kemi detyrim të të çojmë në derën e shtëpisë.

Arlinda: Unë vritem, s’ka lidhje. Por ju keni për t’u përgjigjur. Është shumë e thjeshtë. Krejt gratë që janë vrarë kështu janë përgjigjur, mbase kanë vdekur, a po?

Oficeri: Unë personalisht ty nuk kam me të pranu se nuk e kam obligim.

Arlinda: Përse? E kush e ka obligim.

Oficeri: E kam obligim moral. Derisa jam duke u marrë me ty ka njerëz që presin në radhë aty.