Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka deklaruar se socialistët do të presin deri në fund të ditës për një përgjigje nga opozita në lidhje me pjesëmarrjen e saj në mbledhjet e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale. Balla theksoi se opozita ka qenë e pasigurt dhe jo koherente në vendimet e saj, duke kujtuar se vetëm një ditë më parë ajo kishte shpallur tërheqjen nga bojkoti i mbledhjeve, por duket se ka ndryshuar mendje, siç u pa edhe në deklaratën e deputetit Luçiano Boçi në Kuvendin e Shqipërisë.
Replika mes Taulant Ballës dhe deputetit të PD-së, Luçiano Boçi, ka qenë e ashpër. Boçi iu përgjigj ironikisht sugjerimeve të Ballës për përdorimin e ChatGPT nga ana e demokratëve, një sugjerim që Balla e bëri me një tone satirik, duke nënkuptuar se opozita mund të kishte nevojë për ndihmën e teknologjisë për të marrë vendime të qarta.
Balla: Çfarë thoni në darkë, nuk e thoni në mëngjes. Doli ky zotëria, pyeta ChatGPT-n ta kuptoja, se ishte e vështirë ta kuptoja. Ju jeni tërhequr nga bojkoti i komisionit, këtë ma shpjeguan edhe miq që ndihmojnë në komunikim. Këta nuk janë tërhequr nga bojkoti. Jeni aq kakofonikë sa për një çështje, çoheni dy veta. Ka një rregull organizativ, që çohet njëri. Në rast se na thoni: “Shiko, ne do të vijmë”, jo po historia me kryetar e bashkëkryetar. Nuk bëhet dot mbledhja e komisionit me 8, ju ka lënë Luli pas shkolle. Ne po ju themi: nëse ju vini, nuk ka nevojë ta ndryshojmë. Na thoni deri në darkë, se keni mendime të tjera. Edhe kismet vendosim deri atëherë.
Boçi: kam pasur dyshime për inteligjencën e personit parafolës, se e ka nën nivelin mesatar meqë përmend ChatGPT.
Ju tërheq vëmendjen kujdes me fjalën. Është zakoni juaj, por po të ishit të vëmendshëm, se ai fyeu. Mbledhja e komisionit thirret në konsultim. Nuk ka pasur konsultime dhe nuk dilni dot, ndaj keni nevojë për chat gdp, ndaj përdoreni. Neni në fjalë nuk flet për komisionin e posaçmen që t’i ndërroni këto komisionet sipas qejfit. Mos bëni ultimatume. Ne jemi parti që i marrim vendimet vetë, jemi autonomë. Ecin në bazë të rregullores dhe kushtetutës.
