Kryeministri Edi Rama tha se se gjyqtarët kërkojnë 37 milionë euro plus nga buxheti i shtetit për t’i rritur pagat vetes. Në një live në rrjetin Facebook, Rama tha se nuk ka as ligj e kushtetutë që ua jep atyre këtë të drejtë.
Kreu i qeverisë dha shembuj konkret, teksa tha se vetëm për një gjyqtar të Gjykatës së Shkallës së Parë, kërkojnë një rritje mujore page nga 3360 euro në 5300 euro, ndërsa për të Apelit nga 3480 euro në 5500 euro.
“Unë e kam provuar linçimin, është diçka krejt tjetër nuk ka lidhje fare me një qëndrim publik ku nuk është as përmendur njeri me emër dhe as është fyer njeri, por është ngritur një problem i madh serioz. Ju kërkoni 37 mln euro plus nga buxheti i shtetit për t’i rritur vetes tuaj pagat. Shqiptarët duhet të dinë se ju kërkoni që për gjyqtarin e shkallës së parë paga të shkojë nga 3360 euro në 5300 euro, për të apelit nga 3480 euro që është sot, në 5500 euro.
Ju kërkoni që paga në gjykatën e lartë të shkojë 5800 euro dhe të Prokurorëve të SPAK, të cilët i veçoj se nuk i është bashkuar kësaj përpjekje absurde dhe respekte, për ta çuar pagën e vet 9800 euro. 3 mijë euro doni t’i rrisni vetes në muaj me një vendim gjykate. Çfarë kërkoni? Ajo që e bën edhe më serioze këtë situatë, është se pagat tuaja, janë pagat më të larta goxha më të larta se në rajon, se në RMV, Mal të Zi dhe janë të barabarta me një vend të BE si Greqia. Sot ju i keni pagat sa në Greqi, dhe doni ti rrisni me nga 3 mijë euro në muaj, në emër të çfarë në emër të ligjit e kushtetutës? E pavërtetë, nuk ka ligj e kushtetutë që iu jep juve këtë të drejtë.”, tha Rama.
