
Qeveria premton rritje pagash për policë, mësues, mjekë, infermierë dhe dyfishim të ndihmës sociale, ndërsa për pensionet për vitin e ardhshëm premton indeksim të inflacionit dhe bonus.
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se ajo që do të bëhet do të jetë indeksim i inflacionit, që në vitet e kaluara, për shkak të nivelit të ulët të inflacionit ka qenë në shumat 2-4 mijë lek të vjetra.
“Ne bëjmë indeksimin e pensioneve sipas inflacionit për të mbrojtur të gjithë shtresat e pensionistëve nga rritja e çmimeve dhe do të jetë edhe bonusi i përvitshëm që do të jetë si linjë më vete”, tha ajo.
Sipas ministres, buxheti nuk parashikon rritje taksash.
“Buxheti nuk parashikon rritje të taksave, por rritje natyrale të tyre duke shfrytëzuar mirëadministrimin fiskal dhe duke shfrytëzuar teknologjinë dhe sistemet ku kemi investuar këto vite”, u shpreh Ibrahimaj.