Një video tronditëse po qarkullon në rrjetet sociale ku tregohet se si trajtohen pacientët brenda institucioneve psikiatrike në Tiranë.

Në video, një paciente e shtruar në repartin e psikiatrisë shihet teksa refuzon marrjen e medikamenteve, duke pretenduar se është shtatzënë. Dëgjohet një gjuhë fyese dhe e papranueshme nga ana e një punonjëseje shëndetësore, e cila i drejtohet pacientes me shprehje ofenduese: “Ik se po të sh****j robt!

Denoncuesi shton gjithashtu një tjetër element edhe më shqetësues: dhënia e medikamenteve ndaj pacientëve, nuk bëhet gjithmonë në mënyrë të qetë dhe të standardizuar, por me presion dhe në disa raste edhe me forcë fizike. Nëse këto pretendime konfirmohen, atëherë nuk kemi të bëjmë me një incident të izoluar, por me një praktikë që kërkon ndërhyrje urgjente institucionale.

Ajo që e bën këtë ngjarje edhe më të rëndë është fakti se ndodh brenda një reparti ku pacientët janë më të pambrojturit, aty ku durimi dhe profesionalizmi duhet të jenë standardi minimal. Në vend të kësaj, shfaqet një realitet ku kufiri mes kujdesit dhe abuzimit duket i zbehur.