Teksa ekipi Kombëtar vijon me stërvitjen përfundimtare përpara duelit me Serbinë në Leskovc, në stadiumin “Duboçiça” mungon flamuri shqiptar.

Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, serbët janë munduar të justifikohen disi, duke shkruar në ekranin e madh të rezultateve: “Mirë se erdhët” në gjuhën shqipe, krahë gjuhës serbe dhe gjuhës angleze.

Sfida do të luhet në orën 20:45 të shtunën dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti në DigitAlb.