Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ditën e sotme, teksa një zonë varrezash është përfshirë nga flakët.
Sipas informacioneve, zjarri dyshohet se është ndezur qëllimisht, ndërsa flakët kanë djegur disa varre, kryesisht të vjetra ku dyshohet se prehen fëmijë. Ende nuk dihet se kush fshihet pas këtij rasti të parecedentë, apo kush janë persona që kanë djegur varret.
Sipas Bashkisë Elbasan, zjarri në këto varreza është një ngjarje e përsëritur dhe e qëllimshme, dhe për këtë janë bërë denoncimet përkatëse.



