Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Fier, ku një 55-vjeçar është arrestuar nga Policia pas dyshimeve serioze për kryerjen e veprimeve të turpshme ndaj mbesës së tij të mitur.
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, arrestimi i shtetasit V. Gj. u bë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimeve të marra dhe hetimeve të para që e lidhin atë drejtpërdrejt me këtë akt të rëndë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. Gj., 55 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprimeve të turpshme ndaj mbesës së tij të mitur,” thuhet në deklaratën zyrtare.
Materialet procedurale për këtë rast janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për vijimin e hetimeve dhe ndjekjen penale të mëtejshme.
