Prokuroria e Tiranës është e bindur se pushtimi nga kolonitë e karkalecave që dëmtuan qindra hektarë me të mbjella  dhe epidemia e gjedhëve që dëmtoi interesat e qindra fermerëve në Shqipëri, nuk u luftuan as me preparate dhe as me dëmshpërblim nga zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.

Për këtë arsye ndaj 20 zyrtarëve, që nga agronomë dhe jurist që u përfshinë në njësitë e prokurimeve për 7 tenderë përgjatë viteve 2016-2017 janë marrë të pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim.

Në dosjen që Top Channel e disponon  thuhet se prokurimet e kryera lidheshin me luftimin e parazitëve që nga karkalecat deri tek miu i arave, por edhe për blerjen e gjedhëve mbas epidemisë së dermatozës modulare në 2016.

Hetimet ishin kryer më herët nga SPAK që shpalli moskopetencën dhe ja kaloi prokurorisë së Tiranës dhe përgjatë shtatë muajve të fundit prokurorja Mirela Kapo doli në përfundimin se bëhet fjalë për tenderë me një vlerë 525 milionë lekë  gjatë të cilëve u shpërdorua detyra.

Në tenderin e parë zyrtarët llogaritën fondin limit e më pas pavarësisht se u shpall fitues bashkimi i operatorëve në shkresa rezulton se nuk u pasqyra periudha se kur do kryhej dezinfektimi në secilin qark.  Në aktet e administruar thotë prokuroria e Tiranës nuk gjendet as procesverbalet e mbajtura nga përfaqësuesit e drejtorive bujqësore apo përfaqësuesit e pushtetit lokal si dhe as praktika e monitorimit të saktë të kontratës si dhe as raportet teknike të përgatitura nga kontraktuesit duke çuar në dyshime mbi realizimin e kontratës.

E njëjta gjë rezulton edhe në luftën ndaj miut të arave për gati 22 mijë hektarëve me një fond gati 83 milionë lekë, ku ofertat e operatorit ekonomik nuk kanë vulë hyrje në protokoll dhe ku me përjashtim të qarkut Lushnjë nuk gjenden akte për qarqet  tjera luftën me pesticide.

Prokuroria sjell një raport të KLSH që është bërë shkak të ketë kallëzim nga ministria e drejtësisë edhe për tenderin tjetër për blerjen e pajisjeve që përdoreshin nga veterinerët zyrtarë për një prokurim që duhej kryer me konkurrencë të hapur përderisa institucioni nuk ishte në kushtet e emergjencës.

Sa i takon epidemisë së gjethit në 2016 hetimet tregojnë se u dëmtuar 1044 krerë dhe se fondi për kompensim ishte mbi 271 milionë lekë.

Por ndërsa në dosje gjendet buletini epidemiologjik, në shkresat e mëpasshme nuk përcaktohet se përse ndryshoi numri i gjedhëve që kërkoheshin për kompensim që nga 1044 krerë mëshqerra u kërkuan 968 krerë.

Nga ana tjetër prokurorja përmend se janë fryrë kostot për blerjen e mëshqerrës në shkurt 2016 blerja e një gjethi kushtonte në blerën 138.96 lekë pa TVSH ndërsa në procedurën e prokurimit është paraqitur pothuajse dyfishi i saj