Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës ku një mësues është arrestuar nga policia. Mësuesi i një shkolle 9-vjeçare akuzohet për ngacmim seksual ndaj dy vajzave 14-vjeçare. Mësuesi i identifikuar me iniciale B.D 45-vjeçar komunikonte me të miturat nëpërmjet aplikacionit “WhatssApp”.
Sipas njoftimit të plicisë anë sekuestruar edhe telefonat në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi:
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin B. D., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.