Policia e Durrësit dhe Tiranës mësohet se ka ekzekutuar masat e sigurisë të vendosura nga gjykata në lidhje me skandalin e mbetjeve industriale të kompanisë KURUM.

Me kërkesë të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës, janë firmosur gjithsej 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në këtë çështje. 26 prej tyre janë arrestuar, mes të cilëve 5 doganierë, ndërsa 7 persona janë vendosur në arrest shtëpie.

102 kontejnerë me mbetje të rrezikshme u eksportuan drejt Tajlandës, por më pas u kthyen në Shqipëri pas një sinjalizimi nga Rrjeti i Bazelit.

Lista e plotë:

  • Erdal Demir- Administratori i “Kurum International” në arrest me burg;
  • Yusuf Sezai Kurum- Administrator me prokurë i “Kurum” në arrest me burg;
  • Gjovana Sokolaj-  Pronare e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg;
  • Doni Sokolaj- Administrator i kompanisë “D.o.o Minerals” në arrest me burg;
  • Olizana Pemati- Ish-administratore e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg;
  • Mujo Ilazaj- Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” në arrest me burg;
  • Rami Bunga- Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” në arrest me burg;
  • Harun Sarica- Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” në arrest me burg;
  • Arif Shkalla- Drejtues në kompaninë “Kurum” në arrest me burg;
  • Shaban Hyseni – Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” në arrest me burg;
  • Mirjeta Zotaj- Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” në arrest shtëpiak;
  • Mikail Hila- Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” në arrest me burg;
  • Mbarime Koroci- Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” në arrest me burg;
  • Nazif Bajrami- Pronar i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg;
  • Andon Prifti- Administrator i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg;
  • Petrit Qosja- Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg;
  • Julian Kapedani- Dega e Doganës Durrës në arrest me burg;
  • Indrit Likaj- Dega e Doganës Durrës në arrest me burg;
  • Helidon Lila- Dega e Doganës Durrës në arrest me burg;
  • Edmond Voda- Dega e Doganës Durrës në arrest me burg;
  • Shkëlqim Jakupi- Dega e Doganës Durrës në arrest me burg;
  • Florian Çimo- Administrator i kompanisë koncesionare “EMS APO” në arrest me burg;
  • Gazmend Sina- Punonjës i kompanisë koncesionare “EMS APO” në arrest me burg;
  • Ingo Hesse- Administrator i kompanisë “EMS APO” në arrest me burg;
  • Arta Dollani – Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak;
  • Marjeta Përlala- Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak;
  • Dritan Seferaj- Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg;
  • Kledina Skendo-  Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak;
  • Bujana Tonçiça- Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak;
  • Evis Mellonashi-  Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak;
  • Kejdi Ahmetaj- Drejtoria e Inspektimit, AKM në arrest me burg;
  • Iva Musa- Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak;
  • Xhulio Golgota- Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg.

Njoftimi i Prokurorisë:

Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Erdal Demir, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në katër raste, “Transporti i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumenteve” në dy raste, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 171-25, 201/b-25, 201/a-25, 186 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Yusuf Sezai Kurum, i dyshuar për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve”, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 201/a-25 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Gjovana Sokolaj, e dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në katër raste, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 171-25, 186-25 dhe 287 të Kodit Penal.

Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Doni Sokolaj, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara apo të kufizuara”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 171-25, 186-2 dhe 287/2 i Kodit Penal.

Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Olizana Pemati, e dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara apo të kufizuara” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 171-25 dhe 287/2 i Kodit Penal.

Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Mujo Ilazaj, i dyshuar për veprën penale “Transporti i mbetjeve”, parashikuar nga neni 201/b-25 i Kodit Penal.

Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Rami Bunga, i dyshuar për vepër penale …

Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, ndaj personit nën hetim Harun Sarica, i dyshuar për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25 i Kodit Penal.

… ndaj Arif Shkalla, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”, nenet 171-25, 201/b-25, 186-25 dhe 287 të Kodit Penal.

… ndaj Shaban Hyseni, i dyshuar për “Kontrabanda me mallra të ndaluara apo të kufizuara” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, nenet 171-25 dhe 186/2 të Kodit Penal.

“Arrest në shtëpi”, ndaj Mirjeta Zota, e dyshuar për “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”, nenet 186-25 dhe 287/2.

… ndaj Mikail Hila, për “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, neni 175 i Kodit Penal.

… ndaj Mbarime Koroci, për “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, nenet 201/a-2 dhe 287.

… ndaj Nazif Bajrami, për “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25.

… ndaj Andon Prifti, për “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25.

… ndaj Petrit Qosja, për “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25.

… ndaj Julian Kapedani, për “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, neni 175-25.

… ndaj Indrit Likaj, për vepër penale …

… ndaj Edmond Voda, për “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, neni 175.

… ndaj Helidon Lila, për të njëjtën vepër penale.

… ndaj Shkëlqim Jakupi, për të njëjtën vepër penale.

… ndaj Florian Çimo, për “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25.

… ndaj Gazmend Sina, për “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25.

… ndaj Ingo Hesse, për “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25.

“Arrest në shtëpi”, ndaj Arta Dollani, për “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248.

“Arrest në shtëpi”, ndaj Marjeta Përlala, për “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248.

“Arrest me burg”, ndaj Dritan Seferaj, për “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248.

“Arrest në shtëpi”, ndaj Kledina Skëndo, për “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248.

“Arrest në shtëpi”, ndaj Bujana Tonçica, për “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248.

“Arrest në shtëpi”, ndaj Evis Mellonashi, për “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248.