Njëra nga studentet që u helmua në Akademinë e Policisë në Tiranë është rikthyer në spital. Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj raporton se ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore, por po ekzaminohet nga mjekët.
56 studentë të Akademisë së Policisë janë paraqitur me simptoma helmimi në shërbimin infektiv, pasi dyshohet se kanë konsumuar ushqim të kontaminuar në ambientet e Akademisë. Studentët u paraqitën në spital për ndihmë mjekësore, dhe vetëm dy prej tyre u shtruan, ndërsa pjesa tjetër u largua.
Pas ngjarjes janë marrë mostra të ushqimit për analiza laboratorike, ndërsa ka nisur hetimi epidemiologjik nga ISHP dhe AKU. Të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore. Pas helmimit të 56 studentëve të Akademisë së Policisë është arrestuar teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë katering. Po ashtu është shpallur në kërkim administratorja./ Top Channel
