Pali Kolefski, kryebashkiaku i Pustecit, ka reaguar pas mbajtjes së aktivitetit të Festivali Folklorik Maqedonas në këtë bashki, ku për herë të dytë është injoruar himnin shqiptar dhe është vendosur vetëm ai i Maqedonisë së Veriut. Ai është shprehur se kërkon ndjesë dhe se ke ka kërkuar që të vendoset edhe himni shqiptar pasi ka parë programin e kësaj feste, por ka shtuar se nuk ishte ai si organizator.

Të them të drejtën, para se të zhvillohej ky aktivitet, kam kërkuar nga organizatorët, konkretisht nga kryetari i shoqatës së VMRO Shqipëri. I kam kërkuar programin zyrtar, ku më kanë thënë që ka këngë e valle tradicionale maqedonase dhe do të hapet me himnin maqedonas. I kam kërkuar që, në momentin që do të ekzekutohet himni maqedonas, duhet të jetë patjetër edhe himni shqiptar, sepse është në çdo protokoll, në çdo pritje zyrtare ose hapje të ceremonive zyrtare. Duhet patjetër të jetë dhe himni i shtetit, sepse ne jemi shtetas shqiptarë, jetojmë këtu dhe duhet të respektohet himni. Kërkoj ndjesë, vërtet, pavarësisht se nuk më takon mua, sepse s’kam qenë organizator si Bashki e Pustecit, si organizator i këtij aktiviteti. Kemi qenë të ftuar në këtë koncert. Megjithatë, kërkoj ndjesë. Edhe kryeministri maqedonas nuk e priti mirë këtë”, u shpreh ai.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm kryeminsiyri i RMV Hristijan Mickoski. Sipas udhëzimeve, në raste të tilla duhet të ekzekutohet himni kombëtar i vendit përkatës ai shqiptar e më pas ai maqedonas, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule. Por as ditën e sotme nuk është ekzekutuar himni shqiptar, por vetëm ai maqedonas. Është ende e pakuptimtë përse kryeministri maqedonas këmbëngul të mos respektojë himnin shqiptar brenda territorit të Republikës së Shqipërisë aq më tepër kur pjesëmarrës është edhe kryetari i bashkisë Pustec Pali Kolefski, edhe pse fare ngjitur tyre shihet të jetë Edmond Themelko, ish kryetari i kësaj bashkie, organizator i këtij eventi të sotëm.