Nedrete Arapi, nga Lushnja prej 25 vitesh eksporton fruta dhe perime drejt evropës.

Disa ditë më parë ajo mësoi se u gjobit nga Atoriteti i Konkurencës me pretendimin se ajo së bashku më 5 pika të tjera grumbullimi, kishin diktuar çmimet e blerjes së produkteve duke shkaktuar preson tek fermerët. Por sipas Nedretes, në botën e biznesit konkurrenti shihet si armik dhe jo bashkëpunëtor.

“Po si konkurrentë ne nuk e duam njëri-tjetrin ta takojmë jo të arrijmë të bëmë pazare. Ne jemi kundërshtarë në treg sepse jemi të njëjtat shtete, me të njëjta produkte”-, u shpreh eksportuesja Nendrete Arapi.

E pyetur nga gazetarja nëse ishte në dijeni të një hetimi Autoriteti i Konkurrencës .

“Jo nuk isha. Nuk e di nga është nisur Autoriteti i Konkurrencës që ka bërë këto dhe kam bërë një ankimim dhe do ta ndjek deri në fund çështjen”-, tha Nedrete Arapi.

Nga ana tjetër ekspertët e ekonomisë mendojnë të kundërtën, dhe kjo shihet tek çmimet e frutave perimeve, hetimi i Autoriteti të Konkurencës bllokoi rritjen e çmimit të fruta perimeve për festat e fundvitit.

“Tregtarët që kanë abuzuar në pikat e grumbullimit janë gjobitur, por problem nuk është tek gjoba por është tek ndërgjegjësimi që mos të kemi çudira në fund të vitit. Përsa i përket presionit që është bërë nëpër tregje çmimet janë goxha të relaksuara”-, tha eksperti ekonomisë Theodhor Kristuli.

Ndërkohë pikat e grumbullimit e kundërshtojnë vendimin, duke mohuar jo vetëm hetimin por edhe fitimin që ata kanë nga aktiviteti i tyre. Gazetarja e ka pyetur nëse është e vërtëtë që pasi i blenë produketet tek femrerët i shet me një fitim 115% më shtrenjtë.

“Jo moj shpirt nuk është e vërtetë, sepse nëse unë e shes me shtrenjtë unë dal jashtë loje”, tha Nedreta Arapi.

Autoritetit Konkurrencës i duhet të presë para se të vjelë gjobën që u vendosi tregtarëve të mëdhenj të fruta perimeve, vlera prej 0.15% të xhiros vjetore nuk do të ekzekutohet menjëherë kjo pasi të tregtarët e mëdhenj e kanë ankimuar si vendim. Autoriteti i Konkurrencës duhet të presi para se të vjelë gjobën që i vendosi pikave të grumbullimit . Tregtarët e mëdhenj të fruta perimeve e kanë ankimuar gjobën e Komisionit të Konkurrencës, që kapte vlerën e 0.15% të xhiros së vitit financiar.