Kjo është menuja e drekës që kanë konsumuar studentët e Akademisë së Sigurisë, pak para se disa prej tyre të përfundonin në QSUT me simptoma helmimi.
Në menunë e publikuar përfshihen sallatë, makarona/pilaf me karrotë, gjellë me patate dhe mish racioni, ndërsa dyshimet janë ngritur mbi kushtet e sigurisë ushqimore në mensën e institucionit.
Ndërkohë, pas publikimit të pamjeve nga “Gazeta Shqip”, ku në një shishe uthulle të përdorur për ushqim shiheshin krimba, rasti ka marrë përmasa skandali.
Pritet që autoritetet përkatëse të kryejnë verifikime dhe analiza për të zbardhur shkaqet e helmimit të studentëve.

