Një 49-vjeçar është shoqëruar në polici, pasi gjatë ditës së sotme, në një dyqan të një kompanie celulare, në lagjen nr 2 në Kukës dyshohet se ka derdhur një sasi benzine. Më pas u ka bërë thirrje punonjësve dhe klientëve të dalin jashtë.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat bënë të mundur neutralizimin e tij
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.