Policia Rrugore e Tiranës ka zhvilluar kontrolle intensive gjatë 72 orëve të fundit në të gjitha akset kryesore të kryeqytetit, me fokus rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve fatale.
Bilanci është domethënës:
11 drejtues mjetesh janë arrestuar apo proceduar penalisht, pasi janë kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
14 automjete janë bllokuar për shkelje të rënda të Kodit Rrugor.
11 leje qarkullimi janë tërhequr për shkelje të ndryshme.
Janë vendosur 3900 gjoba për parkim të gabuar, një rekord shqetësues që tregon kaosin në rrugët e qytetit.
54 masa administrative janë vendosur për tejkalim shpejtësie, falë makinave inteligjente shpejtësi-matëse.
Policia Rrugore paralajmëron se drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi, përbën rrezik serioz për jetën e qytetarëve dhe do të ndëshkohet menjëherë dhe ashpër sipas ligjit.
Kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje
Policia e Shtetit njofton se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha rrugët e Tiranës. Qëllimi është garantimi i sigurisë dhe rendit rrugor për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Qytetarët ftohen të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke telefonuar në 112. Policia garanton anonimat dhe reagim të menjëhershëm.