Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lirojë nga qelia 6 pedagogët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, duke u caktuar atyre masën e sigurisë detyrim paraqitje. Kjo ka ndodhur pas arrestimit të tyre për akuzat e përfshirjes në një skemë korrupsioni.
Ndërsa sekseri, i përfshirë në këtë çështje, është lënë në burg me masën e sigurisë arrest me burg. Po ashtu, një pedagog tjetër mbetet ende në kërkim, pasi nuk është kapur nga autoritetet deri më tani. Gjithashtu bëhet me dije se kjo çësdhtje do të kalojë në hetim nga SPAK-u.