Është arrestuar së fundmi pedagogia 51-vjeçare e cila ishte shpallur në kërkim për “Korrupsion pasiv” si 6 pedagogë të tjerë dhe një sekser në universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Pedagogia me Edlira Gugu u kap në aeroportin e Rinasit ditën e sotme nga policia.

Gjashtë pedagogë të Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan janë vënë në pranga për korrupsion, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Por duket se pedagogët në fjalë, nuk kanë marrë vetëm para për të kaluar studentët e tyre nëpër provime, por… edhe patate. Kështu së paku rezulton në dosjen e Prokurorisë, ku zbardhet një bisedë mes njërës prej të arrestuarve dhe një studenteje, e cila i thotë se i ka sjellë një thes me patate dhe e pyet se ku mund t’ia lerë.

Kujtojmë se në pranga kanë rënë pedagogët:

  • 1. Ornela Bilali, 50 vjeçe, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
  • 2. Zyhra Gripshi, 37 vjeçe Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
  • 3. Adrian Shingjergji, 61 vjeç, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
  • 4. Beatriçe Gani, 58 vjeçe Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
  • 5. Florinda Tarusha, 56 vjeçe, Lënda: Filozofi e edukimit.
  • 6. Monika Hodaj, 49 vjeçe, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
  • 7. Gazmend Hodaj, 59 vjeç, sekser
  • 1. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.