Vazhdon ende hetimi për skandalin në spitalin e Onkologjikut në Tiranë.
Pas seancës ku u mor në pyetje mjeku Edmond Gashi ditën e sotme paraqitet në dyert e SPAK-ut edhe mjekja Alketa Pere.
Sipas Prokurorisë së Tiranës, hetimet zbuluan se pacientët në spitalin Onkologjik lihej pa shërbim falas për t’u orientuar drejt klinikës private “Megis” në “Astir”, të drejtuar nga onkologu Edmond Gashi, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie.
Mjekja Pere akuzohet se ka asistuar në ndërhyrjen e një pacienti të moshuar në klinikën “Megis” pa e deklaruar atë si të tillë.
Ndërkohë, SPAK po kërkon 1.6 vite burg për nënkryetarin e bashkisë së Kukësit, Granit Gjana, për abuzime me tenderat e naftës, duke kërkuar gjithashtu konvertimin e dënimit të tij në 2 vite shërbim prove.
Brikena Qirjazi, një tjetër mjeke e dyshuar, akuzohet se nuk ka vënë në punë aparaturën me kobalt për trajtimin e tumorëve. Ndërsa Florian Marku dyshohet se kishte në farmacinë e tij ilaçe me kod të dëmtuar, të cilat mund të jenë nxjerrë nga spitali Onkologjik për t’u shitur në çmime të larta, nga 500 deri në 1500 euro. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht këtë skandal.