Një rast i rëndë kërcënimi për votën është regjistruar në qytetin e Lushnjës, ku nënkryetari i një subjekti politik është vënë nën hetim penal pas një kallëzimi të bërë nga një qytetar.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Lushnjës, shtetasi S. P., 27 vjeç, banues në fshatin Bubullimë, është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka kërcënuar një 28-vjeçar, J. Ç., përmes platformës “Messenger”, duke i ushtruar presion për dhënien e votës.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), e cila do të vijojë hetimet për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrjes në zgjedhje”.

Njoftimi i policisë

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 27 vjeç, banues në fshatin Bubullimë, pasi ka kallëzuar shtetasi J. Ç., 28 vjeç, se shtetasi 27-vjeçari, nënkryetar i një subjekti politik në Lushnjë, e ka kanosur në platformën “Messenger”, për dhënien e votës.
Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrjes në zgjedhje”.