Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar sërish rastin e zaptimit të një hapësira publike në kryeqytet, që sipas tij përdoret për parkim me pagesë.
Braçe thotë se zaptuesit janë rikthyer, për t’u marrë “shpirtin” banorëve. Kujtojmë se deputeti edhe më herët ka ngritur zërin për këto raste.
“Këtyre banorëve u vjen shpirti në majë të hundës për këtë parkim që vazhdon të funksionojë në mënyrë skandaloze. M’u në penxhere. Pluhur pafund, zhurmë pafund, ndotje e gjithçka tjetër. E mbyllën, u hap dhe nuk po mbyllet dita e dytë a e tretë sot dhe nuk po mbyllet, duke u marrë shpirtin këtyre njerëzve“, shprehet Braçe.