Naftëtarët e Ballshit kanë protestuar sërish sot për mungesën e pagave. 


Ata në fillim dolën përpara uzinës në shenjë proteste për mungesën e pagave dhe rifillimin e punës. Naftëtarët ankohen se kanë tre paga të prapambetura.


Por situata ka përshkallëzuar pasi disa nga protestuesit kanë kaluar portën për të hyrë në uzinë. Ata janë munduar të ndalen nga policia private.


Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia e shtetit. Bëhet me dije se një person është shoqëruar për në komisariat.