I ftuar në emisionin Breaking, në Top News ishte Enkelejd Alibeaj i cili foli rreth situtës politike në vend. Ai dha deklarata të forta duke theksuar se opozita , PD-ja, në këtë rast nuk e do qeverisjen dhe deputetët e saj janë thjeshtë ushtarë të bindur nga Sali Berisha.
Gjithashtu ai tha se janë thjeshtë të rehatuar si deputetë dhe nuk kanë më respekt as për veten.
“Kam një qëndrim të qartë, nuk jam me një parti që kërkon të qeverisë vendin, dhe kjo është shumë e rëndë për opozitën. E shkuara, jo shumë e largët, e tregoi qartë qëndrimin dhe pozicionin e Berishës në raport me qeverisjen. Për këtë arsye, ai i ka bërë edhe ndere Edi Ramës, siç ishte Kodi Zgjedhor, i cili ishte një dhuratë.
Po ashtu, ka pasur bashkërendim në sulmet ndaj SPAK. Rezultati tregoi qartë se shqiptarët nuk e duan më atë në qeverisje, ndaj çdo diskutim duhet parë në këtë këndvështrim nuk ka më seriozitet.
Ka një rregull të shkruar që ata vetë nuk e zbatojnë: Berisha nuk është më kryetar i PD-së. Kjo tregon se e gjithë pjesa tjetër aty nuk është gjë tjetër veçse një repart, që nuk kanë respekt as për veten. Një pjesë e vogël janë rehatuar si deputetë, ndërsa pjesa tjetër është ushqyer me mentalitetin e ushtarit të bindur.”, përfundoi Alibeaj.