Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dalë ditë ne sotme në një konferencë për mediat ku ka ndarë rezultatet e hetimit disa mujor nga Antikorrupsioni.

Manja deklaroi se disa zyrtarë të lartë të trajtimit të pronave janë të përfshirë në korrupsion, ndërsa shtoi se ka bërë kallëzim penal për disa nga zyrtarët më të lartë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

“Pas një hetimi të gjatë, zyrtarja më e lartë e agjencisë së trajtimit të pronave, rezulton e përfshirë në korrupsion. Kam firmosur kallëzimin që do t’ia adresoj SPAK. Është radha e tij të vazhdojë hetimet. Janë dy skema të dokumentuara nga ana jonë, nëpërmjet të cilave zyrtarë të lartë të agjencisë së trajtimit të pronave janë përfshirë në abuzime.

Kemi ish-pronarë që brenda një harku kohor brenda 17 ditësh janë kompensuar me shuma marramendëse. Në këtë skenë të kompensimit ka dyshime për abuzime dhe shpërdorim detyre. Kam parasysh nivelin më të lartë drejtues. Kjo i ngelet SPAK dhe për të çuar para përgjegjësisë personat konkretë. Mbetemi të hapur për të dispozicion çdo dokument. Kallëzimin që do të depozitoj në SPAK ka të bëjë me tre vepra penale. Javës tjetër drejtoria e përgjithshme anti-korrupsion do të ndajë raportin. Për shkak të rëndësisë, e veçova këtë kallëzim”– deklaroi Manja.