Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dënuar ashpër arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta, duke e cilësuar atë si një “skenar kriminal destabilizues” që dështoi.
Në një postim në Facebook, Blushi theksoi se dhuna e ushtruar ndaj Metës nuk do të tolerohet dhe se ata që morën pjesë në këtë akt do të ndëshkohen pa mëshirë.
“Dhuna e ushtruar nuk do të amnistohet. Partia e Lirisë po mbledh informacion për emrat e atyre që janë përfshirë në këtë akt terrorist,” shkruan Blushi.
Ai akuzoi qeverinë e Edi Ramës për nxitjen e kësaj situate, duke theksuar se përgjegjësit do të përballen me ndëshkimin e merituar.