Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua në Riemst të Belgjikës pas një ndjekjeje spektakolare ku u përfshi edhe një helikopter i policisë federale.

Ngjarja ndodhi më 21 mars, gjatë një aksioni provincial ANPR. Policia lokale e Bilzen-Hoeselt-Riemst vuri re një automjet të dyshimtë dhe nisi ndjekjen e tij.

Me mbështetjen nga ajri, makina u detyrua të ndalonte në Dorpsstraat, Riemst.

Gjatë ndjekjes, shqiptari tentoi të heqë qafe disa doza kokaine duke i hedhur nga dritarja e automjetit. Pas kontrollit, policia gjeti edhe një shumë të konsiderueshme parash cash brenda makinës.

I dyshuari u arrestua menjëherë dhe u dërgua në komisariat për hetime të mëtejshme. Droga, paratë, automjeti dhe telefoni i tij u sekuestruan si prova.