Një sirenë policie dhe një fletë me mbishkrimin “Skenë krimi” është vendosur përpara kryeministrisë, teksa vijon protesta e 23-të. Protestuesit thërrasin “Policia është me ne”, ndërsa një vajzë me megafon në dorë qëndron mes dy efektivëve.

Protesta që nisi pas incidenteve në kundërshtim të resortit të planifikuar për tu ndërtuar në zonën e Zvërnecit, tashmë ka marrë përmasa më të mëdha dhe qytetarët protestojnë për gjendjen ekonomike dhe sociale të vendit, për problemet me të cilat përballen në përditshmëri. Qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, por gjithashtu, edhe të të gjithë klasës politike.