Një fëmijë 10-vjeçar është plagosur rëndë teksa luante me një granatë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Kalanjaj, fare pranë uzinës së demontimit në Pigas, të rrethit të Skraparit.
Burime nga policia lokale kanë sqaruar se 10-vjeçari E.Rrapaj e ka gjetur ndezësin në rrugë, teksa po shkonte në shkollë dhe e ka marrë atë në duar. Menjëherë ndezësi i granatës ka shpërthyer, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Mësohet se fëmija është dërguar në spitalin rajonal të Beratit, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, por ende në gjendje të rëndë. Mjekët thonë se shpërthimi i ka shkaktuar plagë të shumta në duar dhe djegie në pjesën e barkut, por fatmirësisht pa dëmtuar organet jetësore. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të zbuluar se si predha është gjetur në mes të rrugës.
5 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)