Nis zbatimi i projektit të instalimit të një sistemi sigurie, përmes kamerave inteligjente.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do të jetë thjesht një sistem kamerash, por do t’i jepet mundësia që Policia e Shtetit të ketë “syrin magjik”.
“Ky nuk është një projekt kamerash, as mbikëqyrjeje me kamera dhe me mbikëqyrje të trupave të policisë përmes leximit të kamerash kur del nevoja, ky është një projekt që në sekondën kur fillon dhe vihet në jetë rrit në mënyrë eksponenciale kapacitetin policor në kohë reale. I jep policisë së shtetit një sy magjiku për të parë në kohë reale territorin e interesit. Një projekt që ndihmon në mënyrë të paimagjinueshme deri jo shumë vite më parë për të pasur një kryeinspektor të territorit që i ka sytë gjithandej. Kur flitet për identifikimin në kohë reale të shkelësit, që s’vjen nga rezultat i syve të policisë nga ekranet. Por nga syri magjik që e sheh, e identifikon, e regjistron dhe e sjell para syve të policisë. Ndërkohë polici sheh në ekran trafikun në rrugën e Kavajës, në atë rrugë i shfaqet shkelësi i rregullave të qarkullimit, apo në një rrugë të Kamzës, apo të Beratit dhe kështu me radhë. Syri i gjithë këtij sistemi është një sy që shikon gjithandej në të njëjtën kohë dhe mbledh informacionin nevojshme për të sinjalizuar problemin.
Një kamer e fikur sinjalizohet menjëherë në qendër, siguria në shkolla ndryshon rrënjësisht.”, tha Rama.
Top Channel
