Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka vlerësuar vendin tonë gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën Ndërparlamentare, duke u shprehur se Shqipëria është një vend që vazhdimisht ofron mundësi dhe tema për diskutim.

“Të mërzitesh prej Shqipërisë nuk ndodh, sepse ofron kaq shumë mundësi”, u shpreh Schieder.

Fjala e tij u shoqërua edhe me një moment humori, pas ndërhyrjes së kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit i kërkoi raportuesit të mos zgjatej shumë, pasi e priste një takim me përfaqësues gjermanë.

“Kërkoj ndjesë se kam një takim me gjermanët dhe nuk i lë dot të presin. Aman, mos ia përmend Greqinë sot, se Gjermania humbi dje 1-0 ndaj Greqisë”, tha Rama me humor.

Pas batutës së kryeministrit, Schieder vijoi me fjalën e tij në konferencë.