Ervin Salianji ka vijuar takimin me demokratët, teksa u ndal sot në Vlorë.
Gjatë fjalës, Salianji kritikoi Sali Berishën për situatën në të cilën ndodhet sot Partoa Demokratike, e cila sipas ish-deputetit, nuk sjell dot rotacionin politik. Salianji theksoi se nuk mund të justifikohen duke thënë e ka fajin Rama, pasi përgjegjësi të madhe ka edhe Berisha.
“U tha që partia do hapej, por të gjithë e dinin në tavolinë që thonin që PD do t’i humbë zgjedhjet. Dhe të nesërmen dolën sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Por demokratët kanë dhimbje sepse të gjithë dhunën e regjimit e ndjejnë demokratët. Opozitës për të kompensuar humbjen që ka pësuar në Vlorë do të duhet të fitojë në 6 qarqe të tjera. Përse nuk i shohim këto, apo do vazhdojmë të themi që fajin e ka Edi Rama…Edi Rama duhet larguar, por ne duhet të gjejmë njerëzit e duhur.
Por kryetari i PD mban përgjegjësi për gjithçka i ka ndodhur partisë. Për 4 vite u fol për atë që quhej neni Basha. Por sot a jemi forcë qeverisëse? A po themi të përcaktohet Kushtetuta e PD sot të gjithë. Por pa diskutim që Berisha ka status të veçantë. Mund t’i lejohej rikandidimi, por si? Pa bërë fare garë, duke i përjashtuar kontributorët dhe që mbajnë barrë të rëndë gjatë gjithë kohës. Si do të zhvillohet zgjedhjet e prillit që ka PD, duke mbyllur sytë. Gënjeshtrat vetëm e dëmtojnë PD”-, tha ai.


