Gjatë numërimit të votave të ardhura nga diaspora për zgjedhjet vendore në Shqipëri, është evidentuar një fletëvotimi e pazakontë që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale.

Një emigrant ka shfrytëzuar fletën e votimit për të shprehur revoltën e tij, duke shkruar “Duam ujë 24H!” dhe duke vizatuar një fytyrë djalli, bashkë me paralajmërimin “Ditë të zeza ju presin!”.