Deklarata


snoudenIsh-punonjësi i agjencisë amerikane të spiunazhit, Eduard Snouden (Edward Snowden), i cili publikoi informacione sensitive mbi përgjimet masive të programeve amerikane të shërbimeve të informacionit, deklaroi në një intervistë se ai ishte një “spiun i stërvitur” që ka punuar në mënyrë të fshehtë nëpër botë për agjencitë amerikane të spiunazhit.


Ai hodhi poshtë kritikat e mëhershme që sugjeronin se ai ka qenë një analist i nivelit të ulët.


“E pra, nuk është sekret se SHBA arrijnë të marrin më shumë dhe më mirë informacion nga kompjuterët e ditëve tona se sa arrijnë të marrin nga njerëzit”, – tha Snouden.


“Unë u stërvita si spiun në një kuptim tradicional të fjalës dhe jetova e punova në mënyrë sekrete jashtë vendit – duke pretenduar se kisha një vend pune që në fakt nuk e kisha – apo që kisha një emër që në fakt nuk e kisha”.


Duke e përshkruar veten si një “ekspert teknik”, Snouden tha: “Unë nuk punoj me njerëz. Unë nuk rekrutoj agjentë. Ajo që bëj unë është të vendos sistemet të punojnë për Shtetet e Bashkuara. Dhe e kam bërë këtë në të gjitha nivelet, nga ai më i ulëti deri tek ai më i larti”.


Ai tha se ka punuar jashtë vendit si agjent sekret për CIA-n dhe NSA-në dhe se ka dhënë leksione në Akademinë Trajnuese të Kundërzbulimit, “ku zhvilloi metoda dhe burime për të mbajtur informacionin dhe njerëzit të sigurt në situatat më armiqësore dhe të rrezikshme nëpër botë”.


Snouden u arratis për në Hong Kong dhe më pas për në Moskë vitin e kaluar. Ai besohet se ka marrë 1.7 milionë dokumente në format elektronik. Dokumentet zbuluan programe të stërmëdha përgjimi të NSA të cilat mblidhnin informacione nga gjithçka, përfshirë nënshtetas amerikanë e të huaj, njerëz të thjeshtë apo krerë shteti.


Ai është akuzuar në SHBA për vjedhje prone, komunikim të paautorizuar dhe spiunazh.