Papunësia, kriza ekonomike dhe pandemia janë tre problemet më të mëdha me të cilat po përballet Shqipëria sipas shkodranëve.

IPSOS dhe Top Channel kanë bërë publike gjetjet e sondazhit të katërt në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas sondazhit të gjigandit botëror, rezulton se 44% e shkodranëve përmendën papunësinë, 37% krizën ekonomike dhe 17% pandeminë nga Covid-19. Ndërsa shëndetësia shqetëson 14% të të anketuarve, 13% janë të shqetësuar nga pensionet/rrogat e ulëta, ndërsa 12% e cilësojnë si problem me të rëndësishëm emigrimin dhe ikjen e të rinjve.

Problemet e tjera që shqetësojnë më shumë qytetarët e Shkodrës janë: korrupsioni 11%,drejtësia/mungesa e rregullit të ligjit 10%, infrastruktura 9%. Shih tabelën.

Nga data 8 deri më 12 prill, janë intervistuar 1003 votues në qarkun e Shkodrës, të cilët kanë treguar tre problemet më të rëndësishme me të cilat përballet Shqipëria dhe janë më të shqetësuar personalisht.