Bota po përballet me një krizë të madhe energjitike, të shkaktuara nga shumë faktorë. Kina, mbyllja e prodhimit të impianteve bërthamore të prodhimit të energjisë, kushti për uljen e nivelit të CO2 ka bërë që shtete të fuqishme të shohin drejt rritjes së çmimit të energjisë për konsumatorët.

“Kjo është kriza e jashtëzakonshme energjitike, e cila vetëm sapo ka nisur të japë shenjat e saj tejet shqetësuese në tregjet e mëdha të botës, duke nisur nga Kina e Koreja e Jugut, në Amerikë, në Britaninë e Madhe dhe në hapësirën e Bashkimit Europian, e deri në vendet fqinje, si Italia e Greqia. Temperatura e kësaj krize po rritet kudo, tanimë me orë, jo me ditë, ndërkohë që ulja e temperaturave të motit, po afron bashkë me dimrin dhe me rritjen e natyrshme të nevojës për ngrohje”, tha kryeministri Edi Rama në një mesazh publik.

Ndërkohë që Shqipëria po përballet dhe me rritjen e çmimit të gazit dhe të karburanteve.  Qëndrimi i kryeministrit paralajmëron një rritje të çmimit të energjisë për konsumatorët, ashtu siç po bëjnë disa nga shtete të Europës.

Gazeta “Shqip” po i drejtohet lexuesve të saj me sondazhin nëse përballimin i kësaj krize, që është shoqëruar me rritjen e blerjes së energjisë në botë, duhet të shoqërohet edhe me rritjen e çmimit për familjet shqiptare ose jo?

Poll