
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është kthyer në “magnet” për shqiptarët, pasi konsiderohet edhe si vendi i mundësive.
Sipas një raporti të 2018, referuar të dhënave rreth depozitave, Tirana rezulton të jetë edhe qyteti më i pasur në Shqipëri.
Mesatarisht, çdo banor i Tiranës ka një kursim në bankë prej 370 mijë lekësh. Tirana është edhe qyteti që ka nivelin më të lartë të të ardhurave për frymë në vend, sipas INSTAT, me 679 mijë lekë në vit.
Në vend të dytë për nga kursimet për frymë, me 361 mijë lekë, pothuajse sa kryeqyteti, është Vlora, ndjekur nga Durrësi me rreth 260 mijë lekë depozita për frymë.
Të katërtët janë korçarët, (226 mijë lekë për frymë), ndërsa më pas vijnë Lezha dhe Elbasani, me përkatësisht 220 dhe 193 mijë lekë për frymë.
Edhe pse pasuria, duhet thënë se nuk është gjithmonë tregues se jetohet mirë, pasi ka edhe disa faktorë të tjerë që ndikojnë në lumturinë tonë, mundësitë e punësimit, shërbimet publike, ajri i pastër, rendi, siguria, faktorë që ndryshojnë nga qyteti në qytet.
Për të të kuptuar se në cilin qytet jetohet më mire, Gazeta SHQIP ka organizuar një sondazh me lexuesit e saj.
Ju mund të jepni mendimin tuaj duke votuar në sondazhin e mëposhtëm.