Pas më shumë se tre orësh tubim përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar protestën me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje dhe slogane kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Mes sloganeve të artikuluara gjatë protestës ishin:
“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”
“Ju erdhi fundi!”
“Rama, jep dorëheqjen!”
“Rama, Sali… F*** You!”
“Edi Rama ka mbaru!”
“Sonte në protestë, jo protestë në kafe!”
“Revolucion!”

Marshimi është zhvilluar nën masa të shtuara sigurie, ndërsa protestuesit kanë vijuar lëvizjen në rrugët e kryeqytetit duke përsëritur thirrjet dhe kërkesat e tyre politike.

Protesta, e cila ka hyrë në ditën e 34-t, pritet të pasohet nga një tjetër tubim i paralajmëruar për ditën e nesërme, për të cilin organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive nga qytetarët dhe diaspora.