Protestuesit kanë ngritur akuza ndaj policisë lidhur me mënyrën e ndërhyrjes gjatë protestës së mbajtur paraditen e sotme para Kuvendit, duke pretenduar se ndaj qytetarëve është ushtruar dhunë.

Një prej pjesëmarrësve në tubim u shpreh se protestuesit do të vijojnë protestën në mënyrë paqësore, pavarësisht përplasjeve të ndodhura me forcat e rendit.

Sipas tij, situata ka qenë e tensionuar dhe protestuesit janë përballur me ndërhyrjen e policisë, por ai theksoi se nuk do të ketë përgjigje me dhunë.

“Sot ky regjim gjakatar kërkoi të bënte kurban qindra protestues paqësorë që ishin ulur. Janë tërhequr zvarrë, janë dhunuar dhe dhjetëra janë arrestuar. Sot bisha komuniste donte gjak, por ne nuk do t’ia japim. Ne jemi ndryshe nga ata. Ne nuk duam gjak shqiptari. Do të luftojmë paqësisht derisa ky regjim të zhduket”, u shpreh ai gjatë deklaratës së tij.