Në nderim të ish-Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Fatos Nano, do të zhvillohet sot, (2 nëntor), ceremonia funebre shtetërore në Pallatin e Kongreseve.
Ish-udhëheqësi socialist, një prej figurave më me ndikim të politikës shqiptare të tranzicionit, do të përcillet me nderimet më të larta shtetërore.
Dita e sotme është shpallur edhe ditë zie kombëtare.
Personalitete, miq dhe të afërm do të nderojne me homazhe liderin historik të PS dhe ish kryeministrin, duke vendosur kurora me lule.
Sipas programit zyrtar, homazhet publike do të nisin në orën 08:30 dhe do të zgjasin deri në 11:00. Më pas, në orën 11:15, do të zhvillohen homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik. Ceremonia funebre e lamtumirës do të mbahet në orën 12:00, në prani të autoriteteve të larta të shtetit dhe përfaqësuesve të huaj.
Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër do të shoqërojë trupin e të ndjerit drejt banesës së fundit, në një ceremoni private familjare.


