Kryeministri Edi Rama në takimin në Vlorë njoftoi se sot do të firmoset një marrëveshje mirëkuptimi me një kompani botërore për industrinë ushtarake.
Rama tha se në Vlorë do të hapet Akademia e Aviacionit dhe shtoi se synimi është që të jetë një akademi rajonale, jo vetëm shqiptare. Ai tha se pret që të ketë dhe studentë të huaj për të përgatitur pilotët për çdo lloj mjet fluturimi.
“Sot mbas pas pak do të firmosim një marrëveshje mirëkuptimi me një nga kompanitë më të mëdha të botës për industrinë ushtarake.
Sepse kemi përcaktuar faktikisht dhe financimi nga ana jonë si qeveri. Do të hapim në Vlorë Akademinë e Aviacionit dhe synimi është që të jetë një akademi rajonale, jo vetëm shqiptare, që të kemi dhe studentë të huaj për të përgatitur pilotët për çdo lloj mjet fluturimi.
Më vjen shumë mirë, sepse ky është hapi i parë pasi duhet të fuqizojmë edhe pjesën tjetër që ka të bëj me industrinë avale, por kjo është një fazë e dytë. I kemi të dyja në plan dhe ministri është angazhuar.”, tha Rama.
