Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka ndarë një mesazh urimi për festën e Sulltan Novruzit.
Spiropali vizitoi Kryegjyshatën Botërore Bektashiane dhe, gjatë urimit për Kryegjyshin Botëror, Shenjtërinë e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, ajo u shpreh: “Sulltan Novruzi, kjo ditë e hareshme që shënon fillimin e pranverës dhe rigjallërimin e natyrës, është më tepër sesa një festë e Bektashinjve.”
