Teksa në Gjykatë pritet të zhvillohet seanca për divorcin me Monika Kryemadhin, ish-presidenti Ilir Meta ka marrë vizitat e para nga kolegët e Partisë së Lirisë.
Mësohet se Meta do vizitohet në paraburgimin e “313” nga sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi, zv.presidentja Erisa Xhixho, deputeti Petrit Vasili dhe kryetari i KDK, Edmond Haxhinasto. Kjo është hera e parë që zyrtarët e PL vizitojnë Metën, që prej burgosjes së tij.
Ilir Meta po qëndron prej 4 muajsh në qeli, pas arrestimit më 21 tetor 2024, te zona e Casa Italia-s, në Tiranë.