Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me 43-vjeçarin Selman Krasniqi, i shpallur në kërkim për ‘shtëpinë e barit’ të zbuluar sot në Shijak.
Mësohet se Krasniqi nuk është emër i padëgjuar për policinë, pasi ai njihet si ‘i forti i Shijakut’, dhe është arrestuar në vitin 2016 për armëmbajtje paleje.
Në atë kohë ai u arrestua nga forcat FNSH dhe Policia lokale në lokalin që kishte marrë me qira në Shijak për të zhvilluar biznesin e ‘lojrave të fatit’. Gjatë aksionit të policisë, Krasniqi u kap me një armë zjarri automatik tip “Scorpion” si dhe 20 fishekë.
“Krasniqi në momentin që Policia po hynte për kontroll në lokalin e marrë me qera prej tij, ka hedhur armën e zjarrit në sheshpushimin e lokalit dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur nga FNSH-ja dhe Policia lokale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, thuhet në njoftimin e policisë të bërë në 2016-ën.