Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kujtoi sot ditët kur themelohej forca e parë politike opozitare në pluralizëm.
Mes kujtimeve, Berisha ka përmendur dhe kohën kur kryeministri aktual Edi Rama aderonte në këtë parti. Berishë e cilësoi Ramën si “fatkeqësi kombëtare”, duke shtuar se ai nuk rezistoi as disa orë në PD.
“Është një histori 35 vite më parë, që më së miri tregon se çfarë parti e jashtëzakonshme jemi. Do e ndaj me ju, për t’ju kujtuar vlerat dhe idealet që e kanë bërë PD-në forcën më të suksesshme historike që ka udhëhequr dhe forcën më të palëkundur opozitare që ka parë ndonjëherë edhe Evropa. Shumë të rinj na bashkoheshin në atë kohë, mes tyre edhe një djalë 27-vjeçar i Universitetit të Arteve, e askush nuk do mendonte se ky djalë do kthehej në fatkeqësinë e kombit shqiptarë në shekuj. Ky djalë ishte Edvin Rama, ai nuk rezistoi dot as disa orë te PD. Kjo është forca e PD-së, demokratët kanë instikt të pagabueshëm për ta njohur të mirin dhe të keqin”, tha Berisha gjatë fjalës së tij për ditën e përvjetorit të PD-së.




